Çdo biznes ka nevojë për një website dhe çdo faqe në web ka nevojë për një host, i cili ka një impakt shumë të madh në performancën e saj. Ne sigurohemi që website juaj të jetë i shpejt, i sigurt dhe gjithmonë i disponueshëm. Nëse keni një blog tërësisht të ri apo një faqe biznesi me trafik të lartë, nëse nuk keni menaxhuar asnjëherë një websitë më parë apo jeni një zhvillues profesionist, në çdo rast ju do të gjeni një zgjidhje optimale në Rephost.al.
Hostimi i përbashkët është lloji bazë i planeve të hostimit që ofrohen dhe për këtë arsye është më i perballueshmi financiarisht. Shpesh është zgjedhja e parë e bizneseve të vogla dhe website-eve të reja. Nëse faqja juaj do të jetë e vogël dhe nuk do të ketë me mijëra vizitorë që në në fillimet e saj, kjo është zgjedhja e duhur për ju.
Hostimi WordPress është një mjedis hostimi i krijuar specifikisht për website-t e krijuara me WordPress. Nëse ju keni një faqe të tillë, ne ofrojmë plane hostimi që garantojnë një website shumë të shpejt, një server gjithmonë të përditësuar dhe një shërbim klienti të dedikuar për WordPress.
Nëse ju keni në pronësi një biznes të madh, faqja juaj në web ka shumë trafik dhe kërkoni një nivel shumë të lartë sigurie, një server i dedikuar është mënyra për të plotësuar të gjitha këto kërkesa. Ju do të keni fuqinë e plotë, sigurinë dhe lirinë që ofron një server i dedikuar, pa gjithë punën që nevojitet për mirëmbajtjen e tij.
Gjithashtu ne ofrojmë certifikatat SSL për website-n tuaj me qëllim që ai të jetë i sigurt për vizitorët tuaj. Ju mund tu tregoni atyre se i kushtoni shumë rëndësi sigurisë me ikonën jeshile të çelësit në shiritin e kërkimit.
Hostimi VPS konsiston në një server privat virtual. Nëse ju dëshironi një server privat në mënyrë që mos të shqetësoheni për trafikun e faqeve të tjera apo aktivitet qe ato kryejnë, por gjithashtu nuk doni që të paguani për resurset e plota të një serveri të dedikuar, VPS është zgjidhja e duhur për ju.
Domain-i që zgjidhni për website-n tuaj përcakton tregun ku do të reklamohet prezenca juaj. Nëse fokusi juaj është tregu shqiptar ose ju doni të arrini audienca më ndërkombëtare, ne ofrojmë regjistrimin dhe transferimin e domain-it sipas nevojave tuaja.
Një panel kontrolli shumë të lehtë në përdorim
Një website të shpejtë dhe të sigurt me 99.9% kohë aktive
Lidhjen e faqes suaj me domain-in me vetëm një klik
Suport 24/7 nga ekspertët për çdo pyetje ose problem